Arrestohet hajduti serik nga Shkupi

Një 39 vjeçar nga Shkupi ka pranuar dhjetëra vjedhje të kryera në Shkup e rethinë, pasi u arrestua sot nga njësitë policore. Ai ka qenë i dënuar me mbi 7 vjet burg, prej të cilave i kanë ngelur 2 vjet e tre muaj, përcjell KlanM.

“Më datë 12.02.2023 në ora 12:00 në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ – bastisje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.M.(39) nga Shkupi. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të INK ‘Idrizovë’, i cili ka qenë i dënuar me burgim prej 7 vjet e 3 muaj për kryerjen e veprave penale të grabitjes, nga neni 237 dhe vjedhja e rëndë nga neni 236 i Kodi Penal”, njoftojnë nga MPB.

Gjatë bisedës zyrtare, i arrestuari ka pranuar edhe nj[ sërë veprash tjera penale.

“Njëkohësisht atij i janë gjetur dhe konfiskuar disa sende me origjinë nga vepra penale. D.M është ndaluar dhe gjatë një interviste zyrtare ka rrëfyer për një grabitje, vjedhje, si dhe dhjetëra vjedhje të rënda në automjete, të kryera gjatë muajve janar dhe shkurt 2023, në zonat e NjPB Karposh dhe NjPB Qendër. Ai do të mbahet në Intitucioni Ndëshkues Korrektues dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share