Policia e rajonit të Draçevës e ka privuar nga liria XH.SH. (39) nga fshati Ellovë, komuna Studeniçan.
Ai është pikasur nga ana e nëpunësve policorë se si me automjetin “fiat tipo” me targa të Shkupit transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion. XH.SH. ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt është kapur dhe është arrestuar, njoftojnë nga MPB-ja.
“Automjeti dhe drutë janë sekuestruar për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga policia.