Arrestohet dileri nga Tetova për vuajtjen e e dënimit me burg prej katër viteve

Nëpunësit policor nga SPB Tetovë dje në orën 16:45 në një objekt hotilerie në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, kanë arrestuar J.I (47) nga Reçica e Madhe.

Ashtu siç kumtoi sot MPB-ja, me urdhër të gjykatës ai është kërkur për të vuajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër viteve për veprën penale “Prodhimi të paatorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

J.I. është kthyer në Burgun – Institucionin Ndëshkues Përmirsues Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share