Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrimi”, është arrestuar këtë të diel në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë individ, i cili gjatë periudhës shkurt-mars 2024, ka marrë automjete me qira përmes mashtrimit, pa kryer pagesën dhe më pas nuk i ka kthyer ato.
Një nga automjetet e marra me qira, ai e ka shitur tek një shtetas në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.