Mbrëmjen e djeshme (15-mars) rreth orës 22:20, në Prelubishtë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin I.K. nga ky fshat, pas denoncmit të bashkëfshatarëve të tij D.R.(45) dhe S.S.(61) se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunovcë, përgjatë së cilës po ecnin në këmbë, rreth orës 19.15 ka tentuar ti aksidentonte me veturën e tij Reno me targa të Tetovës, por ata kanë arritur ti shmangen duke kërcyer anash rrugës.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.