Arrestohet 33 vjeçarja nga Serbia në një lokal në Gostivar

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Një shtetase serbe ëshë arrestuar nga policia, pasi ka punuar në mënyrë joligjore në një lokal në rajonin e Gostivarit.

“Më 18.03.2023, rreth orës 01:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 33-vjeçaren R.O nga Republika e Serbisë. Ajo është gjetur në një objekt hotelierie në rrugën ‘Ilindenska’ në Gostivar dhe është ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të qëndrimit turistik dhe punë të padeklaruar. R.O është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share