Arrestohet 31-vjeçari pas bastisjes në Vollkovë të Gjorçe Petrovit

Policia gjatë ditës së djeshme ka kapur drogë në shtëpinë e një 31-vjeçari nga Vollkova.

Nga MPB thonë se te i njëjti është gjetur marihuanë.

“Me urdhër të bastisjes nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bastisur shtëpinë e I.K. (31) në Vollkovë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjet marihuanë, një peshore dixhitale dhe një plumb. Personi është privuar nga liria dhe mbahet në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share