Arrestohet 29-vjeçari nga Tetova, në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë

Gjatë natës (21-qershor), dyzet minuta pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 29-vjeçarin SH.A. nga Shemsova e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës, me të cilin udhëtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse” – thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share