Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 29-vjeçarin I.B. nga Lisiqani i Kërçovës pasi tek i njëjti janë gjetur municione dhe karikatorë për pushkë automatike.
“Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur 239 plumba të kalibrit të ndryshëm dhe pesë karikatorë bosh për një pushkë automatike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe I.B. është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.