Arrestohet 23-vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht gruan e tij dhe motrën e saj të vogël

”Dje (24-nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruajae tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekuar që të kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share