Një 22 vjeçar nga fshati Sopot i Kumanovës është arrestuar sot nga policët kufitarë. Aryeja e arrestimit, sipas policisë, ka qenë vuajtja e dënimit me burg prej 9 muajsh për kryerje të një vepre penale, përcjell KlanM.
“Sot (02.05.2023) në ora 10:30 minuta në f. Sopot-Kumanovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri e kanë privuar nga liria H.H. (22) nga f. Sopot. Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Kumanovë për vuajtjen e dënimit me burg prej nëntë muajve për vepër penale të kryer sipas nenit 383 paragrafi 2 të Kodit Penal.
Personi do të dërgohet në institucion kompetent ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njofimin e MPB-së./KlanMacedonia