Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 21 vjeçarin S.F nga Kondova ndaj të cilit me urdhër gjyqësor ishte shpallur flet-arrestim. S.F. kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 5 viteve për veprën penale “vjedhje” që është e dënueshme në bazë të nenit 238 nga Kodi Penal.
Personi në fjalë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.