Arrestohet 20-vjeçari nga Studeniçani, në veturën e tij u gjetën 10 migrantë

Me datë 08.08.2023 në ora 20:00 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, para hyrjes në Negotinë, zyrtarë policorë nga SPB Negotinë kanë privuar nga liria O.R.(20) nga Studeniçani, Shkup, për shkak të dyshimit se ka ka kryer kontrabandë me migrantë”.

Përkatësisht, rreth orës 15:15 në autostradën A1, në aksin Demir Kapi – Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur “Ostrovë”, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihailovë kanë vërejtur një automjet të pasagjerëve “Volvo” me targa të Shkupit nga një tjetër mjet i cili ishte larguar nga rruga dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Pranë automjetit janë gjetur 10 emigrantë nga Siria. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policor të Stacionit Policor për Vëzhgim Kufitar Mihajllovë dhe zyrtarët policorë nga SPB Negotinë, pak më vonë është gjetur dhe privuar nga liria vozitësi.

Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa migrantët janë vendosur në qendrën transitore në Gjevgjeli. Kundër O.R. sot do të bëhet kallëzimi përkatës penal.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share