Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 07.09.2022, në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria personat me iniciale B.S.(22) dhe E.A.(27), të dy nga Prilepi dhe N.N. (53) nga fshati Belcë i Demirhisarit, pasi janë kapur duke transportuar dru zjarri me automjete, pa poseduar dokumentacion përkatës”.
Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen parashtresat përkatëse për personat në fjalë.