Policia e Kosovës ka njoftuar se po zhvillohet një operacion i gjerë policor në Prishtinë dhe Pejë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprimtari kriminale të fajdeve.
Ky aksion vjen si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar. Deri më tani, tre të dyshuar janë ndaluar dhe operacioni vazhdon. Policia do të informojë për zhvillimet e mëtejshme.