Arrestohen tre ish punonjës të MPB-së/ MPB: Me aplikacionin SKY/ECC kanë ndihmuar grupet ndërkombëtare të krimit!

Autoritetet e sigurisë në vend në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dorëzuar kallëzime penale, sic thonë nga MPB-ja, kundër tre ish të punësuarve në MPB, për shkak të dyshimeve për vepra penale “Bashkim kriminal”, “dhënien e sekretit zyrtar”, “pengimin e drejtësisë”.

Sipas policisë bëhet fjalë për 58 vjecarët me iniciale D.G dhe E.A dhe 44-vjecarin O.P të gjithë nga Shkupi.

MPB-ja njofton se të dyshuarit derisa ishin të punësuar në MPB I janë bashkangjitur një grupi të organizuar kriminal, për të cilët kanë mundësuar qasje tek të dhënat me sekret zyrtar dhe kanë dhënë informacione zyrtare për hetime kriminale me theks të vecantë nëse ndaj disa personave zbatohen veprime operative me qëllim të privimit nga liria.

Ndryshe, Buroja për Siguri Publike pranë MPB në koordinim me Prokurorin Publik, nga tetori 2023 deri në janar 2024 ka zbatuar hetime për shtetas të RMV-së, të cilët si anëtarë të grupit ndërkombëtar të krimit, duke shfrytëzuar aplikacionin e enkriptuar SKY/ECC janë dakorduar dhe kanë organizyar transportin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në vendet e BE-së dhe Maqedoninë e Veriut, aksion ky që kishte përfunduar me kallëzim penal kundër 16 personave.

Pas këtyre kallëzimeve penale, sipas MPB-së, Policia Kriminale ka vazhduar me analizat e të dhënave që janë marrë nga EUROPOL dhe EUROJUST si dhe në koordinim me PTHP-në janë siguruar prova.

Më 3 Nëntor të këtij viti, sipas MPB-së, pas masave të ndërmarra operative-teknike dhe me urdhër të Gjykatës Penale – Shkup, janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshyarve, ku janë konfiksuar celularë, laptopë, kompjuterë dhe dokumentacione të ndryshme. Personat janë privuar nga liria – thuhet në komunikatën e MPB-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share