Me datë 19.02.2024, në ora 17:30 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kërçovë kanë privuar nga liria personat G.A. (48) dhe U.I.(54), të dy nga fshati Forinë e Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer në veturën “Volksfagen Fox” me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga G.A., dhe si pasagjer ishte U.I. është gjet kokainë.
Më vonë, në ora 23:50, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer bastishe në shtëpinë e U.I. në fshatin Forinë, ku u gjet kokainë dhe një peshore dixhitale. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgaditen kallëzimet përkatëse.