Tre persona janë arrestuar në flagrancë në fshatin Gocaj të Lezhës, teksa po transportonin drejt Tiranës tre thasë me kanabis.
Ata u ndaluan për kontroll nga policia teksa po udhëtonin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën tre thasë më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.
Në pranga ranë E. M., 32 vjeç, D. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë të cilët akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe katër celularë.