MInistria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 17.16.09.2022 në periudhën nga ora 20:00 deri në ora 01:00 në zonën e Komunës së Çairit dhe Butelit, duke vepruar sipas planit operativ, zyrtarët policorë të Stacioneve policore Çair dhe Bit Pazar në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Njësiti për Ndërhyrje të Policisë, Departamenti për Policinë Kriminale, Njësiti për Tregti Ilegale dhe Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë kanë zbatuar masa të përforcuara dhe kanë ndaluar katër persona.
Sipas infotmatve të MPB-së personi me iniciale S.C.(42) nga Shkupi është privuar nga liria në orën 00:50 të natës në rrugën “Bosna e Hercegovina”, pasi i janë gjetur dhe marrë një pistoletë “Glock 9×19”, dy korniza për pistoletën dhe 30 fishekë të kalibrit 9 mm.
Të njëjtën natë në ora 01:00 në Bulevardin. “Krste Misirkov”, A.Q.(24) nga Shkupi është privuar nga liria për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
Në stacionin policor janë ndaluar edhe personat me iniciale S.D. (25) nga fshati Grçec i Shkupit dhe E.J.(42) nga Shkupi. S.D. është arrestuar mbrëmë në orën 22:00 në rrugën “Kemal Sejfula”, pasi i janë gjetur dhe marrë një revole “Taurus in” dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm.
E.J. është ndaluar në të njëjtën kohë në rrugën “Cetinska”, pasi i janë gjetur dhe marrë një pistoletë “Sig Sauer” dhe dy korniza me fishekë të kalibrit 17 dhe 15 të kalibrit 9 mm.
Gjatë kontrolleve, siç informon MPB-ja, janë konstatuar 53 shkelje nga Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor, shtatë nga Ligji për Automjete, si dhe janë konfiskuar tre automjete thuhet në njoftimin e MPB-së.