Janë arrestuar një ish-çift në Gjakovë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Policia ka bërë të ditur se gruaja pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) kosovar, pasi që janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. E dyshuara femër pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.