Më 07.09.2023 rreth orës 09:00 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Punë të Brendshme në Gazi Babë pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.A.(44) dhe A.M.(55), të dy nga Shkupi.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se me datë 07.06.2023 në një stacion autobusi afër një objekti hoteliere në zonën e Gazi Babës, i akuzuari i ka marrë një send nga N.T. Gjatë intervistimit zyrtar kanë sqaruar se mënyra e kryerjes së veprës penale dhe sendi i konfiskuar iu gjet dhe do t’i kthehet pronarit.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprën e “vjedhjes” e dënueshme nga neni 235 dhe veprën e “fshehjes” e dënueshme sipas nenit 261 të Kodit Penal, pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.