Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në veturën e tyre u gjet drogë.
Ata u prangosën nga policia federale gjermane dhe ajo holandeze, të enjten e kaluar pasi që dyshohen trafikim të drogës.
Aksioni u realizua nga një ekip policor ndërkufitar, të cilët kontrolluan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç.
Të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten.
Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.