Ministria për punë të Brendshme njoftonë se sot (09.07.2022) në ora 01:30 minuta në autostradën tek kyçja “Miravcë” nëpunës policorë të Stacionit Policor Bogorodicë i kanë privuar nga liria M.J. (43) nga Shkupi dhe A.A. (26) nga f. Haraçinë-Shkup.
Në të vërtetë rreth orës 00:10 minuta gjatë kontrollit të automjetit “iveco” me rimorkio, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga M.J., në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë A.A., janë gjetur 87 persona migrantë, prej tyre 45 nga Siria, 39 nga Pakistani, dy nga Kongo dhe një nga India.
M.J. dhe A.A. janë arrestuar dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, kurse pas përfundimit të procedurës personat migrantë do të dërgohen në qendër për pranim.
Lexo gjithashtu
Filipçe: LSDM do riorganizohet, do del fituese!
Sot pasi u zgjodh kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe tha se partia do të riorganizohet dhe do të…
30.06.24 21:54
KRRE-ja ia merr licensën kompanisë “BEG”
ARSYEJA – JO KUALITETI I DUHUR I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË PËR NGROHJE Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin…
20.06.22 13:48
VMRO – DPMNE kërkon që Maqedonia të bëhet “shtet i kombit maqedonas”
LSDM: Do të ketë debat publik për ndryshimet kushtetuese VMRO – DPMNE-ja propozon që Maqedonia e Veriut të…
02.04.23 13:03