Arrestohen dy persona nga Tetova, për vjedhje të rëndë në Çellopek

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (10- shkurt), gjysmë ore pas mesnate, në Çelopek të Tetovës, kanë privuar nga liria personin A.O. (40) dhe L.V. (39) nga Tetova, të cilët paraprakisht kishin kryer një vjedhje të rëndë në një objekt në këtë fshat, kështu që janë gjetur dhe konfiskuar sendet dhe produktet me origjinë nga vjedhja.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share