Arrestohen dy persona nga Tetova dhe një nga Shqipëria, policia gjatë kontrollit ndaj tyre gjeti mariuhanë

SPB-Tetovë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Tetova dhe njëri nga Shqipëria, ku gjatë kontrollit ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë, informon Klan M.

”Dje (29-mars) rreth orës 16:30, në rrugën “107” në Tetovë është privuar nga liria 32-vjeçari L.M nga Tetova dhe G.A. (24) dhe D.B. (19) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, pas së cilës të tre janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share