Mbrëmë (06-qershor) në orën 13.00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, kanë arrestuar 24-vjeçarin H.F. dhe 49-vjeçari A.F. nga Gostivari, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 41-vjeçarja B.B. nga Gostivari, se rreth orës 23:15 fillimisht në rrugën “Borçe Jovanovski”, e më pas në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ajo dhe vajza e saj e mitur janë sulmuar fizikisht.
Sipas raportit, H.F. Gjatë sulmit ka përdorë edhe një mjet të fortë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të përgaditet parashtresë përkatëse, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.