Arrestohen dy persona në Draçevë dhe Saraj të Shkupit, kapen me pistoleta dhe plumba

MPB ka njoftuar se me datë 08.09.2024, në ora 22:30 në Saraj, Shkup, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup e kanë arrestuar B.S. (18) nga fshati Krushopek, Shkup, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki”, një karikator me tre plumba dhe një thikë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Po ashtu mbrëmë në lagjen e Shkupit Draçevë, policia e ka arrestuar RD (19) nga fshati Moranë, i njëjti u kap me një pistoletë “zorak” dhe me 61 fishekë.

Nuk është bërë e ditur se cili ishte qëllimi i djemve, por policia tha se po përgatit një raport përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share