Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se sot (08.06.2022) në ora 04.30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufiatre Bogorodicë, te vendi i quajtur ”Tablla” afër f. Bogorodicë i kanë privuar nga liria A.Z. (24) dhe J.S. të dy nga f. Kopaçin Doll-Tetovë. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të realizuar në automjetin ”ford tranzit”, me targa regjsitrimi të Shkupit, i drejtuar nga A.Z. në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë S.J. janë gjetur 40 persona-migrantë (30 nga Pakistani, 6 nga Afganistani dhe 4 nga India). Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer ”kontrabandë me migrantë”, shoferi dhe bashkëudhëtari janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat. Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Pranuese ”Vinojug” në Gjevgjeli.
Lexo gjithashtu
Shporta e Vitit të Ri! Ministri Durmishi dhe Inspektorati, kontrolle nëpër markete
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi së bashku me inspektoratin e tregut, Goran Trajkovskin bënë inspektimin në marketet e…
20.12.24 13:48
Parashikimi i motit – 30 Shtator 2023
Gjatë ditës së sotme do të ketë mot të freskët në mëngjes, me diell gjatë ditës e me…
30.09.23 08:57
Parandalohet kontrabanda e migrantëve sirianë, arrestohet një person
Më datën 26.09.2022 në ora 00:15 minuta, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kratovë e kanë privuar nga liria…
26.09.22 13:06