Arrestohen 14 persona në Çegrane të Gostivarit, dolën për të gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat qorr u plagos një grua

”Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegrane të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari. Rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri dhe nga një plumb endacak i padestinuar ka lënduar 52-vjeçaren R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat.

Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share