13 zyrtarë në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Sipas gazetarit Arsen Rusta, zyrtarët janë kryesisht të mjedisit, ish legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë.
Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Hetimi për ndërtimet pa leje ka nisur nga Policia e Vlorës dhe Prokuroria e Sarandës. Sot janë afrrestuar 13 zyrtarë, ndërkohë që hetimet janë duke vijuar.