Arrestimi i Mujecit, VV-ja do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin e arrestimit të asamblistit Besnik Mujecit, si i dyshuar për transportim të substancave narkotike nga Kosova në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pas mbledhjes do të kumtohet edhe vendimi lidhur me këtë rast, raporton Klan Kosova.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka shkruar Manxhuka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share