Arrestimet e Kapushevskit dhe Jahoskit! VLEN: Lidhje mes udhëheqësisë së BDI-së me Gruevskin dhe Mijallkovin?

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me Arrestimet e Ratko Kapushevskit dhe Asmir Jahoskit, duke i cilësuar si lidhje mes udhëheqësisë së BDI-së me Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin.

Nga ky koalicion, thonë se Kapushtevski është ish kuadër i Gruevskit, i cili është bërë lojtar në biznesin e naftës dhe ka zhvilluar ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, sipas VLEN, njeriut më të besuar të Ali Ahmetit.

Koalicioni VLEN thekson se dita ditës BDI po del e zhveshur para shqiptarëve dhe po e humb plotësisht kredibilitetin, ndërsa nga ana tjetër po manipulon, siç thonë ata me “deshqiptarizimin”e supozuar, vetëm për shkak të frikës nga përgjegjësia gjyqësore.

“Një nga episodet e fundit të të dëshpëruarve janë kërcënimet për krizë politike dhe bojkot. Po bëhet plotësisht legjitime pyetja: A fshihen realisht Gruevski dhe Mijallkov pas këtij skenari të BDI-së?” thuhet në reagimin e VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share