Arrestimet e djeshme/ Toshkovski paralajmëron zgjerim të hetimeve

Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroni zgjerim të listës me materiale dëshmuese që ofrohen nga apliakcioni SKY, por pa detaje nëse  në të janë të përfshirë shërbimet brenda MPB-së. Toshkovski njoftoi se ka sasi të kosiderueshme të provave në materialin dëshmues të marrë përmes këtij aplikacioni që është duke u analizuar nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

“Ekziston një numër i madh i provave. Të gjitha provat që po analizohen janë grumbulluar nga aplikacioni “Sky” që na e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë. Kështu që vlerësoj që në të ardhmen do të ketë raste interesante për publikun, në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë. Kjo do të thotë se do të ketë edhe raste të reja? Supozoj që në të ardhmen do të ketë më shumë raste që janë të lidhura me provat materiale të siguruara nga aplikacioni “Sky”. Janë prej shërbimeve? Nuk mund dhe nuk do të doja të hyjë tanë në atë për çfarë pyetët” – tha Toshkovski.

Ndërkaq, njoftoi se është duke vazhuarhetimi për personat e arestuar gjatë ditës së djeshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmon se si dëshmi janë marrë bisedat e nxjerra nga aplikacioni SKY, ndërsa nënvizon se ekziston një numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale.

”Informacionet që janë marrë si material dëshmie, janë prej aplikacionit SKY. Në korniza të së njëjtës, sipas informacioneve që i kam, ekzistojnë numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale dhe në periudhën në vazhdim do të vijojnë më shumë procedura, me të cilat do të tregojmë luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë” – tha Pançe Toshkovski-MPB. 

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme tre persona përfunduan në paraburgim dy prej të cilëve ish nëpunës policorë edhe atë pas dyshimeve se kanë dhënë sekrete hetimore dhe kanë shitur aksione policore në favor të grupit të Gërçecit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share