Rasti i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, i arratisur nga arresti shtëpiak, do të hetohet nga Komisioni i posaçëm që do të duhet të vërtetojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet e Gjykatës Themelore Penale, ka vendosur sot Këshilli gjyqësor.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor , Vesna Dameva thotë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për rastin, por po reagojnë me vetë inicijaticvë.
Komisioni që do të duhet të shqyrtojë vendimet e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit lidhur me paraburgimin e Ramadanit do të përbëhet nga gjyqtari Aleksandar Kambovski nga Gjykata Penale, zëvendëskryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli dhe anëtari i Këshilli Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska.
“Pas konstatimit të situatës, Komisioni është i obliguar që të përgatisë raport të cilin do ta dorëzojë në Këshillin Gjyqësor dhe më pas Këshilli Gjyqësor do të diskutojë dhe do të mer vendime përkatëse”, shtoi Dameva. /tvklan.mk/