Arrat bëjnë mirë për zemrën

Janë burim i madh i Omega 3 dhe parandalojnë trashjen e arterieve

Arrat bëjnë shumë mirë për shëndetin kardiovaskular. Një punë studimore e rikonfirmon këtë, duke u bazuar edhe në 150 studime të realizuara deri më sot mbi këtë argument.

Arrat janë një ushqim shumë i shëndetshëm për zemrën, duke sjellë benefite në nivelin e kolesterolit në gjak, në raportin e kolesteroilit HDL dhe LDL në organizëm, janë burimi më i madh i Omega 3 dhe antioksiduesve, por janë të pasura dhe me përbërës bioaktivë dhe fibra minerale.

Gjithashtu konsumi i një grushti arrash, të paktën 30 g në ditë, ul inflamacionet në organizëm dhe i mban të shëndetshme enët e gjakut dhe muret e tyre, duke parandaluar kështu trashjen e arterieve.

Konsumi i arrave nuk ndikon as në peshën trupore, pasi duke qenë të pasur me yndyrna të mira e fibra, japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë, duke e favorizuar pra mbajtjen e formës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share