“TË GJITHË DO TË PËRFSHIHEN NË SHFAQE PASI PREKEN PROBLEMET REALE TË TETOVARËVE”
“Armiku i popullit” do të shfaqet të shtunën premierë në teatrin e Tetovës. Vënja e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë! Kështu e përshkruan regjisori Arben Kumbaro rëndësinë dhe peshën që ka vepra “Armiku i popullit” e autorit Henrik Ibsen e cila është një dramë me karakter social. Në thelb të saj qëndron humbja e vlerave morale të individit dhe shoqërisë.
Të ftuar në programin e mëngjesit Happy Day, asistent regjisori Elmir Sejfullahu dhe aktori Arsim Fazlija, thonë që kjo mundësi që iu dha të bashkëpunojnë më një regjisor të shquar si Kumbaro ishte shansë që të jepet një herë në jetë.
“duhet diagnostifikuar njëherë problemI që të zgjidhet. Ne jemi mësuar që tja hedhim fajin atij e këtij, e asnjëherë nuk nisemi nga vetja. Ku qëndron problemi, është metëvërtetë uji I pishëm problem, që diskutohet se është I helmuar, sic e kemi rastin te ne, por prapa kësaj, pse nuk zgjidhet kjo punë?është faji I dikujt tjetër. Do jepet e tëra në formën artistike, “doktori” ka bërë hulumtime për ujin e pishëm por në fund e sheh se ka dicka më tepër që e brengos sesa kjo” – deklaroi Arsim Fazlija, aktor.
Tetovarët jetojnë me problemet e norvegjezëve gjatë viteve 1800 kur dhe Ibseni e ka shkruar këtë vepër, thotë asistent regjisori I shfaqes Armiku I popullit Elmir Sejfullafu.
“ajo që është shkruar nga Ibseni në vitet 1800, për shoqërinë norvegjeze, për fatin tonë të keq, të njëjtat probleme, të asaj periudhe, të popullit norvegjez,I kemi sot në Tetovë” – tha Elmir Sejfullahu, ass regjisor.
“Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me rëndësi në jetën e Tetovarëve. Premiera e shfaqes jepet më 15 Tetor në orën 20 në Teatrin e Tetovës dhe repriza e parë më 21 Tetor, gjithashtu në orën 20. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Zekiri