Njëri ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin vendor të futbollit. Futbollisti 35 vjeçar Armend Alimi vazhdon karrierën e tij në ekipin e Rabotniçkit, kët për klanmacedonia,mk e bëri publike vet futbollisti kumanovar.
“Është e sakt se gjatë ditës së sotme arritën marrëveshje me drejtuesit e KF Rabotniçki, që të vazhdoj deri në fund të kampionatit, për më pas do të shohim. Unë vërtet ndihem i lumtur që në pjesën pranverore të kampionatit të japi kontributin tim që romantikët të realizojnë qëllimin e vetë në fund të këtij kampionati”. tha futbollisti Armend Alimi.
Duke ditur se Armend Alimi ka pasur një karrierë që do ta dëshironte çdo futbollist ai në merkaton e demerit kishte disa oferta nga klube të ligës së pare por që në fund zgjodhi që vazhdon karruerën me ekipin e romantikëve.Alimi nga dita e nesërme do ti bashkangjitet ekipit në sennacat stërvitore që po zhvillohen në Ohri. Ekipi i Rabotniçkit nesër në Ohër zhvillon, ndeshje kontrolluese me ekipin e Voska Sport.
Përgatiti: Shaban Sinani / KlanMacedonia/