Armando Broja prezantohet te Evertoni me shqiponjë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është prezantuar më në fund te skuadra e Evertonit.

Broja ka firmosur kontratë njëvjeçare me klubin nga “Goodison Park”, shkruan Indeksonline

Sulmuesi shqiptar është huazuar për një sezon nga Chelsea – ku ka kontratë deri në vitin 2028.

Armando Broja u largua nga kampi i Shqipërisë shkaku i lëndimit, por e shfrytëzoi këtë për t’u prezantuar te klubi i ri.

Dhe sigurisht që Broja nuk e harroi as shqiponjën në prezantimin zyrtar./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share