Armando Broja, mes Europës dhe Arabisë

Kampionati Europian do të jetë një vitrinë e jashtëzakonshme për futbollistët e kombëtares shqiptare. Një prej tyre është Armando Broja, në qendër të merkatos prej kohësh. Largimi nga Chelsea duket se është i sigurtë, fakt që ka ngjallur interesin e shumë skuadra.

Ekipe të ndryshme kanë kërkuar informacione për 22-vjeçarin. Monako, Milan, Shtutgart, Wolves, Everton dhe Crystal Palace janë vënë në gjurmët e shqiptarit. Por, interesi europian nuk është i vetëm për Brojën.

Shërbimet e futbollistit të Chelsea janë kërkuar edhe në Arabinë Saudite. Emrat e ekipeve nuk bëhen të ditura nga mediat britanike, gjithsesi, duket se Broja intrigon jo pak kampionatin që po bën çmenduri në shifra këtë periudhë.

Për kartonin e 22-vjeçarit, Chelsea ka kërkuar rreth 50 milionë euro në merkaton e dimrit, vlerë që gjithsesi nuk do të ishin të gatshëm për ta paguar ekipet për momentin. Çmimi i tij është ulur në mënyrë drastike, pasi “Blutë e Londrës” kërkojnë 30 milionë euro.

Largimi i Brojës shihet si një shpëtim edhe për arkat e klubit, pasi synon të përmbush rregullat e Fair Play Financiar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share