Gjysmëfinalja milaneze e Ligës së Kampionëve e ka vendosur tashmë një rekord, atë të arkëtimeve. Të ardhurat për dy ndeshjet, i kanë mundësuar të dyja klubet që të grumbullojnë shifra historike.
Si Milani, që pret ndeshjen e parë, ashtu edhe Interi, që do të presë ndeshjen e kthimit më 16 Maj, kanë fituar secili mbi 10 milionë euro nga shitja e biletave.
Kjo është hera e dytë në histori që Milani dhe Interi përballen në gjysmëfinalet e Europës. Në sezonin 2002/03, kuqezinjtë e fituan betejën me zikaltrit.
Derbi i Madoninës me më shumë gola u luajt në sezonin 1949/50, ku u shënuan 11 të tillë. Zikaltrit fituan 6-5, ndërsa në 20 minutat e para rezultati ishte 4-1 për kuqezinjtë.
Interesant është fakti se derbi i parë mes të dyja ekipeve më 10 Janar 1909 nuk u laujt në Milano, por në Kiaso të Zvicrës, me Djalli në fitoi 2-1. Për herë të parë takimi u zhvillua në “San Siro” më 19 Shtator 1926, ku zikaltrit triumfuan 6-3.
Klan News