Arjanit Hoxha: Ne e zgjodhëm Kasamin e jo ai neve!

Kreu i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se në kohën kur ndodhi përçarja mes Besës dhe Alternativës, nuk ka qenë Bilall Kasami ai që ka zgjedhur të jetë krah Arjanit Hoxhës dhe të tjerëve, por kanë qenë Hoxha me të tjerët që kanë zgjedhur Bilall Kasamin.

Sipas tij, të njejtët persona që atëkohë qëndruan pas Kasamit dhe e fuqizuan Lëvizjen Besa duke fituar 4 deputetë e 2 komuna, sot janë rreshtuar pas PDE-së. Kasamin, siç thotë Hoxha, e kanë braktisur bashkëpunëtorët e afërt të dikurshëm.

Hoxha kritikoi mënyrën se si Kasami dhe Gashi me dy subjektet e tyre janë bashkuar sërish, pa udhënë sqarime anëtarësisë dhe aktivistëve, të cilët sipas tij, kanë krijuar edhe hasmëri mes tyre në momentin që u ndanë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share