ABEDINI: 8 HERË KA BËRË DËM KËTË VIT EDHE PSE E RUAJ GJITHË NATËN
Një problem shtesë kanë tani e tutje banorët e komunës së Bogovinës. Abedin Imeri që meret me bletari thotë se ariu po i shkakton dëme të konsidereushme në biznesin e tij, ndërsa kërkoi ndihmën e autoriteteve.
– Kjo është pjesa ku janë sulmuar kosheret nga ariu apo?
– E ka kaluar gardhin dhe është hidhëruar shumë pasi kam vendosur tel me ferra, dhe e ka hap gropën këtu poshtë.
– A i sulmon çdo vit?
– Gati se çdo vit por këtë vit ia ka nxjerre fundin 8 here ka sulmuar, tha Abedin Imeri, bletar.
Këto janë vetëm disa nga dëmet e shkaktuara nga ariu në bletarinë e Abedin Imerit nga fshati Bogovinë. Vetëm këtë vit nga 8 sulmet në koshere, ariu ka ngrenë mjaltin dhe ka shkaktuar dëm mbi 4,000 euro.
– Sa dëm të ka shkaktuar?
– Po diku 15, 16 koshere
– Nëse e konvertojmë në para sa është?
– Diku deri në 4,000 euro dëm
– Këtë vit 8 herë radhazi ka sulmuar, tjerat vite nga dy here por nuk ka bërë dëm shumë por këtë vit shumë, çdo natë e ruaj që të mos hyje.
Edhe pse nuk është e zakonte që ariu të zbres në vende të banuar ku Abedini mban bletët, ai thotë se mungesa e ushqimit në lartësi ka bërë që ariu i uritur të sulmoje kosheret e tij dhe të vjedh mjaltin që nuk i takon.
– Pasi ka ngrenë mjaltin ka pijë edhe ujin
– Disa here ka ngenë nga 70 deri në 100 kilogram mjaltë me dy apo tre koshere.
“Është interesante se në këtë kohë nuk ka sulmuar ariu, zakonisht sulmon në fund të prillit dhe fillim të qershorit, shkaku që ka aromë të mjaltit dhe vjen në atë kohë, këtë vit nuk ka ushqim në natyrë lart dhe kjo ka bërë që të zbresë poshtë dhe këtë vit sulmon shumë, të gjithë bletaret ankohen shumë.”, tha Abedin Imeri, Bletar.
Abedini me bletari merret mbi 40 vite dhe thotë së nëse sezoni është i mirë nga shitja e mjaltit të 160 koshereve që ai mban mund të fitoje mbi 20,000 euro në vit. E për dëmin e shkaktuar nga ariu, janë bërë kontrollet e duhura dhe nga ekspertiza e dëmit të shkaktuar pret që të vendose se a do t’i kompensohet dëmi i shkaktuar nga ariu./KlanMacedonia