Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Dinamo Zagreb pas 13 vitesh, pasi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kinez të futbollit.
Mesfushori i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite te klubi kroat, ka nënshkruar me Beijing Gouan dhe do të vazhdojë karrierën e tij atje, teksa është prezantuar ditën e djeshme.
Ademi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën kineze.
Sipas raportimeve në mediat kroate, futbollisti me prejardhje shqiptare do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon.
31-vjeçari ishte pjesë e Dinamo Zagrebit nga viti 2010.
Klubi më i madh kroat në shenjë respekti për kontributin e Ademit e pensionoi numrin 5 të cilin e bartte Ademi në kryeqytetin kroat.
Ndryshe, Ademi është përfaqësues i Maqedonisë së Veriut