Arijan Ademi fitoi mirënjohje nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes, në fitoren Dinamo Zagreb kundër Chelsea me rezultatin 1:0. Kjo fitore është senzacionale në Ligën e Kampionëve.
Ademi luajti deri në minutën e 88, ndërsa futbollisti tjetër nga Maqedonia, Stefan Ristovski luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Ndryshe kjo është hera e parë që një futbollist nga Maqedonia e Veriut të shpallet lojtari më i mirë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në maksimir, Dinamo mundi Çellsin 1-0.
Me këto tre pikë, Dinamo mund të vazhdojë të ëndërrojë një pranverë futbolli në Europë, pavarësisht nëse do të jetë në Champions League apo Europa League.