BDI-së dhe Fronti Evropian javën e ardhshme do të marrën vendim nëse duhet ose jo edhe më tutje komunat që udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga koalicioni “Frontit Europian” të marrin pjesë në punën e BNJVL-së.
Një vendim I tillë vjen si pasojë e anashkalimit të tyre në vendimarrjet e BNJVL-së që drejtohet nga VMRO DPMNE dhe VLEN.
Orce Gjeorgjievski, kryetar i BNJVL-së kërkon që politika ti largoj duart nga BNJVL-ja.
Fronti Eruopian javën e ardhshme do të marr vendimin zyrtar për daljen eventuale të kryetarëve të komunave nga rradhët e saj nga BNJVL . Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës nga rradhët e BDI-së për Televizionit Klan Maqedoni deklaroi se është formuar një komision brenda BDI-së dhe Frontit Europian që po diskuton mbi atë nëse duhet ose jo edhe më tutje komunat që udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga koalicioni “Frontit Europian” të marrin pjesë në punën e BNJVL-së. Kjo si pasojë e anashkalimit të tyre në vendimarjet e BNJVL-së që drejtohet nga VMRO DPMNE dhe VLEN.
“Ka pasur disa iniciativa nga disa kryetar të komunave të cilët janë diskutuar në komisionet e posaçme në kuadër të BDI-së dhe Frontit Europian. Kërkesa e disa kryetarëve ishte që BNJVL-ja duhet më shumë të konsulltohet dhe çdo konkluzion që sillet, duhet të jetë i unifikuar në të mirë të komunave dhe qytetarëve që ne përfaqësojmë. Javën e ardhëshme do të diskutohet edhe në komisionin që është krijuar në kuadër të BDI-së dhe Frontit Europian dhe do të dalim me një qëndrim”, deklaroi Arifi.
Orce Gjeorgjievski, kryetar i BNJVL-së thotë se politika nuk duhet të përfshihet në punën e BNJVL-së dhe se interesi i qytetarëve duhet të jetë në rradhë të parë për kryetarët e komunave. Gjeorgjievski shton se çdo vendim që është marrë në kuadër të BNJVL-së ka qenë i diskutuar dhe ka qenë konsensual dhe nuk shef arsye pse dikush do të kishte braktisur BNJVL.
“Deri më tani tek ne nuk ka arritur asnjë kërkesë ose nuk është dorëzuar asnjë vendim nga cilido qoftë kryetar ose komunë në të cilën thuhet se diçka nuk është respektuar. Të gjitha vendimet të cilat mirren në organet e BNJVL-së, merren me konsensus, pa përjashtim. Më brengos fakti dhe momenti që dikush po provon në BNJVL, të përziej politikën. Politika është për në partitë politike kurse BNJVL-ja ekziston ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve”, tha Orce Gjeorgjievski.
Ndryshe, BNJVL-ja është trup që koordinon aktivitetet për punën e Komunave në RMV . Kryetar i së njëjtës është Orce Gjeorgjievski që vjen nga rradhët e VMRO-së dhe është edhe kryetar i Kisella Vodës, nënkryetar është Visar Ganiu nga Komuna e Çairit. /tvklan.mk