Artistja: Jam më e shëndetshme se kurrë më parë
Rënia në peshë e Ariana Grande duket se i ka shqetësuar fansat e saj, me disa që e kanë quajtur artisten anoreksike. 29-vjeçarja ka vendosur t’i përgjigjet këtyre komenteve për trupin e saj përmes një videoje të re në TikTok.
Në përgjigjen e saj në video, këngëtarja “Thank U, Next” theksoi më pas se nuk ka asnjë imazh ideal të bukurisë.
“Personalisht, për mua, trupi që kisha ishte versioni më i pashëndetshëm. Isha duke marrë shumë ilaçe kundër depresionit dhe ushqehesha keq prandaj isha më e shëndoshë”.
Kjo është një paraqitje e rrallë e këngëtares në rrjetet sociale e cila ka qenë e zënë me xhirimet e filmit të ardhshëm “Ëicked”, i cili do të jetë me dy pjesë. Pjesa e parë e “Wicked” pritet të dalë në vitin 2024.
Klan News