Ariana Grande është gati të publikojë brenda pak ditësh albumin e saj të ri “Eternal Sunshine”, ku do të ketë edhe një këngë me gjyshen.
Ylli amerikan i popit, i cili luan si ‘Glinda’ në adaptimin e ardhshëm filmik të muzikalit skenik ‘Wicked’, do të publikojë LP-në e saj të re më 8 mars.
Aktorja dhe këngëtarja tregoi se albumi përfshin 13 këngë. Ndër këngët e paralajmëruara është edhe një single që ajo këndon me gjyshen e saj, Ordinary Things (Feat Nonna).
Ariana Grande, e cila është me origjinë italiane, ka një gjyshe 98-vjeçare të quajtur Marjorie me të cilën fotografohet shpesh.