Argjentina mund të ndryshojë listën

Scaloni programon ndryshim të listës së kombëtares argjentinase

Nuk ka qetësi te Argjentina. Kombëtarja “Albiceleste” mund të pësojë sërish ndryshime në listën përfundimtare të skuadrës që do marrë pjesë në Kupën e Botës së Katarit. Diçka të tillë e ka konfirmuar trajneri i kombëtares amerikano-jugore, Lionel Scaloni, që pranon se disa futbollistë nuk janë në gjendje të mirë fizike dhe ndoshta nuk do të jenë të pranishëm në turneun që do nis këtë fundjavë. Tekniku argjentinas nuk dëshiron surpriza në eventin e Katarit dhe preferon të ketë lojtarë që janë në maksimumin e tyre.

“Ka mundësi që lista me 26 lojtarë për Botërorin të ndryshojë. Ka lojtarë që nuk janë në 100% të formës. Ne duam të jemi të kujdesshëm dhe të shohim se si evoluojnë. Megjithatë, duhet të shohim në orët e ardhshme”, ka thënë Lioenl Scaloni.

Scaloni nuk ka preferuar të përmendë emra, por besohet se Dybala do të jetë i larguari nga grumbullimi i kombëtares. Argjentina bëri një paraqitje të mirë në miqësoren e luajtur së fundmi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, duke triumfuar me shifrat e thella 5-0, me golat që mbajnë firmën e Alvarez, Messi, Joaquin Correa dhe Angel Di Maria, i cili shënoi një dopietë personale ndaj kombëtares arabe.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share