Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, talenti i ri Ardijan Azemi si boksier tregon fillimet e tij dhe përgatitjen që po bën që të merr pjesë në kampionatin evropian që është U-22 e cila do të mbahet në Baku.
”Tash jam dmth duke u përgatitur për kampionatin evropian që është U-22 në Baku, Azerbejxhan. Dy trenerët e mi Naser Haruni dhe Blerim Qaipi që gjithë kohës janë me mu në trening kur kam gati 3 herë në ditë sepse kur kam ndeshje të forta duhet mëngjes, drekë, darkë duhet të jemë në ushtrime. Gjithmonë shkoj me vetbesimin se do dalë në vendin e parë” – tha boksieri Ardijan Azemi. /KlanMacedonia/