Një gabim i vogël apo pakujdesi shkaktoi eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës. Kështu mendon futbollisti Ardian Cuculi i ftuar në emsionin MundoKlan me gazetarin Rean Saiti. Në qoftë se do ta kishte kaluar Kroacinë, Brazili me plotë meritë do të ishte në mesin e 4 më të mirëve, aty ku edhe i takon vendi, vlerëson Cuculi.
“Të gjithë jemi koshientë dhe pajtohemi që Brazili duhej të ishte këtu. Ka qenë një pakujdesi e tyre që në moment të fundit pranuan gol…Çështja e penaltive është çështje fati… Edhe Kroacia duhet të përgëzohet për atë ndeshje fantastike”, deklaroi mes tjerash futbollisti Ardian Cuculi./KlanMacedonia